Në studion e “Opinion” ka pasur një përplasje mes pedagogut Mark Marku dhe deputetes socialiste Klotilda Ferhati. Ferhati është shprehur se protestuesit në Kukës kanë dhunuar pronën publike dhe kjo sipas saj është e pa justifikueshme, Marku e ka kundërshtuar duke i thënë se njerëzit e atij qarku jetojnë në varfëri dhe ky vendim i ka prekur “në palcë”: Precipitimi në dhunë është i pa falshëm, nuk mund t’ju thuash organeve shtetërore të mos bëjnë punën e tyre. Dhuna nuk justifikohet”, është shprehur Ferhati.
Ndërkohë që Mark Marku ka ndërhyrë duke i thënë që edhe ajo që po bën shteti ndaj qytetarëve të Kukësit është dhunë.
Pjesë nga debati:
Marku: Ju flisni për njerëzit sikur janë lecka.
Ferhati; Protestoni, po dhuna është e gabuar.
Marku: Si s’keni turp njëherë.
Ferahti: Ky është mendimi im.
Marku: A ka mundësi të flas unë.
Marku: Kur njerëzit preken në palcë shpërthejnë ashtu siç nuk ta pret mendja./Opinion.al