06:10 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëgjesa me artistët për Teatrin, Bushati ‘zbulon’ mashtrimin e Veliajt: Ky është roli që i kanë caktuar…

17:17 | 14/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëgjesa me artistët për Teatrin, Bushati ‘zbulon’ mashtrimin e Veliajt: Ky është roli që i kanë caktuar…

Erion Veliaj tregoi në takimin publik me artistët e Teatrit Kombëtar, se ai ka talente të lindura ku e ku më të mëdha se ata që kanë performuar me dekada mbi atë skenë. Ai ishte sot në dëgjesë për të mashtruar dhe e bëri këtë më së miri. Ai u rrek të futej në rolin e atij që kishte në duar një projektligj që as nuk ia jep atë truall gjigand në mes të Tiranës kompanisë Fusha, që as nuk e shemb domosdoshmërisht godinën e vjetër italiane, që as nuk do të ndërtojë në vend të saj teatrin e kopjuar të arkitektit danez Bjorke Ingels, që u “shpall fitues” pa garë dhe pa konkurs.

Jo, sot Veliaj bëri alter egon e mirë të një kryeministri të keq. Po ta dëgjoje me vëmendje dialogun e tij prej shejtan budallai, dukej sikur thoshte se nuk ka asnjë nxitim për të marrë një vendim, se e rëndësishme ishte që të diskutohej, se ai kishte edhe shumë e shumë punë të tjera më parësore, se mirë do ishte të bëhej një teatër i ri, por mund të mbetej në këmbë edhe ekzistuesi etj, manovra që kishin për qëllim të ulnin gjakrat.

Pra, po të dëgjoje të gjithë argumentat e kryebashkiakut të krijohej përshtypja se kjo është një çështje ende e pavendosur, që Rama nuk e ka ndarë mendjen dhe se gjithçka që do të ndodhë më pas do të jetë fryt i një vendimarrjeje të gjerë.

Në fakt nuk nuk është kështu. Sot nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka bërë llogaritë dhe planet e fitimit me kompaninë Fusha (të njëjtës që i dha dhe sheshin Skënderbej) së cilës po i jep një pasuri publike në mes të Tiranës. Gjithkush e ka dëgjuar me veshët e tij kryeministrin t’ia plasë troç aktorëve: “Ajo gërmadhë do të shembet”. Gjithësecili e ka parë me sytë e tij Brojke Ingelsin që në krah të kryeministrit të na tregonte gjatë e gjërë se si do të ishte godina e re.

Po atëherë pse Veliaj mban një qëndrim të ndryshëm nga ai i kryeministrit? Thjeshtë dhe vetëm se ky është roli i mashtruesit që i kanë caktuar.

Pas, daljes në publik të projektligjit që i jepte truallin një kompanie private dhe zemërimit të aktorëve që e pasoi atë, menjëherë në mjedis u shtuan thirrjet për ngujim brenda teatrit, për një grevë urie, për ngritjen e një çadre në vendin ku nesër mund të qëndronin grataçielat e Ramës. Pra, me shpejtësi, u shtua frika e precipitimit drejt një skenari alla kuksian, e vetmja gjuhë e arsyeshme të cilën arrijnë të dëgjojnë rilindasit.

Dhe menjëherë nga arrogant, pushteti vendosi të marrë kthesën e tolerantit. Për t’ia hedhur përkohësisht lumit, për të qetësuar gjakrat, për të shuar ethet e ndezura. Pikërisht për këtë u shpik alibia se ende nuk është vendosur asgjë.

Shpalljen e kësaj gënjeshtre u caktua ta merrte përsipër njeriu që di të bëjë më mirë. Natyrisht, me gëzimin e profesionistit të Fushës, ai e pranoi këtë. Prandaj në atë sallë, të mbushur me aktorë, Veliaj shkëlqeu këtë të enjte. Sepse ai aktroi në rolin e tij të preferuar, atë të mashtruesit.

/Lapsi.al/

Pas

Të gjithë sytë nga Rusia, starton  ‘Sport Show’ në Fax News, të ftuarit që do të komentojnë për 1 muaj Botërorin

Para

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv jep vendimin për Skënderbeun

Para
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv jep vendimin për Skënderbeun

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv jep vendimin për Skënderbeun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.