Drafti për asociacionin për komunat me shumicë serbe nuk është konsultuar me njëri. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat e Kosovës.
Rama ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Gluk Konjufca, i cili tha se folën për draftin e asociacionit dhe se sipas tij nuk është në interes të Kosovës.
“Se di për çfarë e ka fjalën Glauku se ne s’kemi folur fare për asociacionin. Këta se kanë lexuar, nga e dinë këta, apo më shohin mua në portret dhe më shikojnë filxhanin. Nuk është konsultuar, skam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ka ekspertët e vet dhe duhet ta kishte bërë me kohë dhe duhej ti rrinte te dera partnerëve e tu thonte mendoj kështu, kështu. Nuk e kanë lexuar, apo më shohin mua në portet dhe më lexojnë si filxhan. Është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë. Ia kam dërguar, Scolzh, Michel dhe. Nuk është dash fare të konsultohet, është draft për një marrëveshje mes dy palësh”, tha Rama.