17:43 | 27/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Dekriminalizimi’’ nxjerr të ‘’pastërtin’’ e parë. Prokuroria mbyll hetimet vetëm për njërin nga pesë emrat e kryebashkiakut

10:09 | 04/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Dekriminalizimi’’ nxjerr të ‘’pastërtin’’ e parë. Prokuroria mbyll hetimet vetëm për njërin nga pesë emrat e kryebashkiakut

Akuza i përgjigjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se subjekti deklarues Artur Bushi nuk përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në ligjin e dekriminalizimit. Në formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut pranohej se ai ishte ndaluar dy herë në Itali, së pari në 1996 për shfrytëzim prostitucioni dhe së dyti në 2010 për trafik droge.

Prokuroria i referohet në hetimet e saj kërkesave të përcjella Europolit dhe pales italiane që konfirmojnë regjistrimin në database të policise kombëtare italiane për kater episode që nga kontrollet ndaj tij në aeroportin e Malpensës, deri tek denoncimet për shfrytezim prostitucioni.

Por gjatë hetimeve kryebashkiaku Bushi ka bashkangjitur një sërë vërtetimesh që tregojnë se dosjet ndaj tij janë mbyllur. Aty bëjnë pjesë një vërtetim i gjendjes gjyqësore në Itali, ku vërtetohet se nuk ka asnjë të dhënë penale kundër tij, një kërkesë pushim hetimesh nga prokuroria e Busto Arsizios për episodin e drogës për shkak të mungesës së elementeve hetimore, një vendim i të njëjtës gjykate për revokim të masës së arrestit ndaj Bushit, si edhe një vendim pushimi nga gjykata italiane pasi prokuroria ka rindërtuar ndodhitë ku konkludon mos ekzistencën e kushteve për ndjekje penale ndaj tij.

Prokuroria e Përgjithshme përmend edhe dëshminë e kryebashkiakut që rrëfen arrestimin e 1996 dhe lirimin e mëpasshëm. Në përfundim, prokuroria shprehet se gjatë këtyre hetimeve ka kryer një verifikim të plotë e të gjithëanshëm ndaj tij dhe Artur Bushi u akuzua nga Partia Demokratike se nën emrin Kastriot Cakoni ka kryer vepra penale në Itali e për këtë arsye ai duhet të jepte dorëheqjen, ndërkohë që në formularët e vetëdeklarimit ai ka shënuar edhe 5 emrat e përdorur prej tij në Itali.

Por mesa duket KQZ ka kërkuar verifikimin e kryebashkiakut vetëm për emrin Artur Bushi përsa kohë akuza i është përgjigjur vetëm për pastërtinë e këtij emri.

Etiketa: aktualitetpolitikeprokuroria
Pas

Mimoza Hafizi këmbëngul: Presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Para

Zbardhen emrat e 33 shqiptarëve në bandën e “Gentit” në Greqi, midis tyre edhe femra

Para
Zbardhen emrat e 33 shqiptarëve në bandën e “Gentit” në Greqi, midis tyre edhe femra

Zbardhen emrat e 33 shqiptarëve në bandën e “Gentit” në Greqi, midis tyre edhe femra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Medalja “Mburojë e Policisë”, për familjen e heroit Afrim Bunjaku

“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Basha në Shkodër: Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, disa prej tyre kanë falimentuar

INSTAT: Censi sipas parashikimeve, publikohet numri jeshil për ankesa

Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për “sulm” në janar

Ndalohet në Durrës, 49-vjeçari me mjetin e vjedhur në Itali

Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

VOA: Presidenti Biden i bashkohet grevës së punonjësve të autoindustrisë në Miçigan

Gattuso gjen ekipin e ri, kësaj here do të vazhdojë karrierën në Francë

Kim Mehmeti: Mbajnë zi pse nuk vranë më shumë shqiptarë?!

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.