I shëruari i parë nga koronavirusi ka lënë ditën e sotme spitalin Infektiv.
Fotoja është publikuar ngë nga kryeministri Rama, ku siç shihet pacienti i parë i shëruar ka dal nga spitali i shoqëruar nga mjekët.
Pas trajtimit, pacienti rezultoi negativ ndaj dy testeve të kryera për koronavirusin.
Kryeministri Rama shkruan në Facebook se pacienti i parë që lë karantinën e Infektivit ka dal nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi dhe për të mos dal për 14 ditët e ardhshme.
“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”, shkruan Rama.