AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Demarkacioni/ Gjetjet e reja të Komisionit, Delawie: Imagjinare, qëndrimi amerikan nuk ndryshon

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, e ka hedhur poshtë punën e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.

Komisioni Bulliqi përdori “gjepura dhe shprehje latine për të fshehur përfundimin”, ka thënë Delaëie, për raportin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i paraqitur nga ky komision dje në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori amerikan ka thënë në Rubikon të KTV’së se Komisioni Bulliqi e ka bërë këtë meqë gjithçka fliste për saktësinë e komisionit paraprak, që udhëhiqej nga Murat Meha,

Delaëie ka thënë duhet të kalohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015, dhe se njerëzit nuk duhet të bazohen në lajme të rrejshme apo sqarime imagjinare të realiteteve alternative.

“Në thelb ata thanë: “shihni, nëse i shikoni regjistrat kadastralë, na e merr mendja që ndoshta vini në të njëjtën përgjigje si komisioni i mëparshëm”, por qartazi atyre nuk iu pëlqeu kjo përgjigje. Prandaj, përdorën gjithë ato gjepura dhe shprehje latine në përpjekje për të fshehur… … gjepura dhe shprehje latine për ta fshehur atë përfundim”, është shprehur Delaëie. 

“Shikoni, e kuptoj që njerëzit kanë opinione të forta për këtë çështje. E kuptoj se nganjëherë të gjithë do të donim që historia të kishte qenë pak më ndryshe, por mendoj se është me rëndësi të përballemi me shumicën e çështjeve në mënyrë realiste. E realiteti këtu është se kjo është çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan. 

“Unë dëshiroj që Kosova të ketë mundësi ta fitojë liberalizimin e vizave. BE-ja e ka bërë të qartë se çka duhet të bëhet për këtë çështje. Kjo marrëveshje për kufirin është njëra ndër çështjet më të rëndësishme, dhe mendoj se është e qartë që përgjigja për Kosovën, për Kuvendin e Kosovës – tash që kjo çështje është në Kuvend – është se duhet të kalohet marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është. Nuk mendoj se njerëzit duhet të bazohen në lajme të rrejshme apo sqarime imagjinare të realiteteve alternative për tu marrë me çështjet e rëndësishme që ndikojnë në të ardhmen e dy milionë kosovarëve dhe mundësitë e tyre për të udhëtuar më lirshëm nëpër Evropë. Veçanërisht kur përgjigja e drejtë është para jush dhe ka qenë aty gjithë kohën”, ka thënë Delawie. Ai ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan nuk ndryshon.

(B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *