Dënimi me 10 vite i Skënderbeut nga UEFA për mospjesëmarrje në Kupat e Europës ka shkaktuar reagime të shumta.
Vetë klubi është shprehur se asgjë nuk është përfundimtare, dhe se vendimi do të apelohetPo çfarë mendojnë kundërshtarët e Skënderbeut.
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në një intervistë dhënë për mediat është shprehur se ky nuk ëhstë një lajm i mirë për futbollin shqiptar.
“Nuk duhet të gëzohemi pse nje ekip dënohet nga UEFA. Nuk kemi nevojë të shtyjmë njëritjetrin, që të dënohet një ekip dhe pjesa tjetër të gëzohet, por nëse e ka merituar është çështje tjetër”, është shprehur Gjici.
Po ashtu Gjici është shprehur se ka një plan për të investuar në stadiumin e Kukësit e gjithashtu ka marrë një premtim nga kryeministri, Edi Rama në lidhje me këtë investim e gjithashtu thotë se Kukësi e meriton një investim të tillë pas atyre që ka dhënë në futbollin shqiptar.
‘’Kryeministri dha miratimin e tij për te investuar në stadiumin e Kukësit bashkë me Federatën, që do të thotë se 50% e investimit do të jetë nga Federata dhe 50% nga qeveria. Kukësi e meriton këtë investim, për atë çfarë ka dhënë në futbollin shqiptar, por mbi të gjitha duke qenë shumë i pastër”, është shprehur më tej tekniku.
(E.K/FAXWEB)