Pas ambasadës amerikane dhe asaj gjermane, ka ardhur dhe reagimi i ambasadës së britanike në Tiranë ku përgëzon vendimin e drejtësisë shqiptare për dënimin e Emiljano Shullazit dhe grupi të tij.
“Ambasadori Duncan Norman përshëndeti vendimin e gjykatave shqiptare për ta dënuar z. Emiljano Shullazi me 14 vjet burgim dhe dënimet e gjata të burgimit për bashkëpunëtorët e tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet tona. Nuk duhet të ketë hapësirë të sigurt për kriminelët e rëndë dhe të organizuar për të vepruar”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.
Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, 14 vite për Emiljano Shullazin, 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
(B.H/Faxweb)