Ndërkohë që Kryeministri Rama flet për krim kundër mjedisit, një qytetarë e ka denoncuar atë dhe Elvis Rroshin se në ortakëri me njëri-tjetrin po ndërojnë resort në Qerret.
Meësazhi i qytetarit është publikuar ngaish-kryeministri Berisha i cili shkruan “Shikoni se si Ervini dhe Edvini, pra Rroshi me ortak Ramen po shkaterrojne Qerretin”.
Qytetari digjital në mesazhin e tij thotë gjithashtu se aty është bërë dhe një murk u nuk lejohet të kalosh pasi thonë se është plazh privat.
POSTIMI I BERISHËS:
Shikoni se si Ervini dhe Edvini, pra Rroshi me ortak Ramen po shkaterrojne Qerretin! sb
“Pershendetje Doktor.Ketu jemi ne qerret. Kete e ka Elvis Rroshi. Jo vetem ka ndertuar mbi rere po edhe brenda ne det eshte futur. Ka vene gura dhe ka ndertuar. Kete murin qe kam rrethuar une e kane bere tani qe mos kalojne njerezit se e kane plazh privat gjoja. Nderkohe qe ska shanse te kesh prone private detit dhe te lejohet te ndertosh ne det. Aty po nderton edhe nje hotel sic duken ne foto.Flitet se eshte ne ortakeri me vet Edi Ramen prandaj dhe nuk guxon ti prishe njeri. Une ti nisa kete sot se degjova Ramen qe foli sot per mjedisin dhe krimin mjedisor!” (b.h/Faxëeb)