Një qytetar nga Kukësi ka denoncuar arrestimin e vëllait të tij edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në protestë.
Fax News raporton se bëhet fjalë për Shpëtim Todën, i cili edhe pse nuk ka marrë pjesë në protestë është arrestuar.
“Jam këtu për arrestimin e vëllait tim, Shpëtim Todën. Nuk ka qenë fare në protest dhe e kanë marrë,”- shprehet qytetari.
Më tej ai ka treguar se kanë qenë forca të shumta policia, të cilat janë paraqitur në banesë dhe e kanë arrestuar të vëllain, rreth orëve të para të mëngjesit.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=Js187rmWkug&feature=youtu.be