Ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetet sociale një denoncim që i ka ardhur në inbox ku thuhet se mësuesit në Kamëz po regjistrohen pa u pyetur si komisionerë dh koordinatorë pa miratimin e tyre.
“Me urdhër të Madam Vilës, mësuesit në Banditistan regjistrohen pa u pyetur si komisionerë të Partisë Siçiliste”,- shkruan Berisha.
POSTIMI:
Me urdhër të Madam Vilës, mësuesit në Banditistan regjistrohen pa u pyetur si komisionerë të Partisë Siçiliste!
Nxënesi dixhital denoncon:
-Regjistrimin e nënës së tij pa e pyetur, si komisionere të PS! Lexoni mesazhin e tij. sb
“Prsh doktor! Nëna ime është mësuese në një nga shkollat e Kamzës dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz me urdhër të ministres Nikolla duke përfituar nga posti dhe dokumentacioni që çdo mësues dorzon në drejtori i ka regjistruar mësuesit pa dijeni të tyre si komisionerë e koordinatorë nëpër qendra zgjedhore. Kjo duke cënuar privatësinë e tyre dhe duke u dhënë të dhënat personale strukturave të PS. Po të vë në dijeni si qytetar i shqetësuar për zgjedhjet.
Nëse e poston mos më nxirr emrin se e pushojnë nga puna atë.”
(M.D/ Shuplaka)