Një grup deputetësh austriakë kanë mbërritur në Tiranë ku po zhvillojnë takime me disa faktorë politikë dhe opozitën.
Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partisë Popullore Austriake, në një dalje publike nga selia e Partisë Demokratike, thanë se Austria është e shqetësuar për vijimin e hetimeve për çështjen Xhafaj.
Ata shtuan se janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.
“Rasti i Xhafajt të trajtohet në mënyrë të kujdesshme. Jemi të shqetësuar për çështjen “Xhafaj”. Austria është pro hapjes së negociatave.”-thanë ata.
(F.G/Faxweb.al)