Deputeti i LSI-së Famur Çelaj i ka dhënë një mbështetje Ramush Haradinajt. Çelaj e quan Haradinaj komandant të Legjioneve të Nderit. Deputeti ka shkuar në Francë ku aty ka takuar edhe Haradinajn, i cili është ndalaur nga autoritetet franceze rreth dy muaj më parë. Të dy shfaqen në këto foto të buzëqeshur, ku nuk mungon as simboli i flamurit shqiptar i bërë nga të dy.
Postimi:
“KOMANDANT HARADINAJ,SHQIPTARËT JANË ME TY! Me Komandantin e Legjioneve të Nderit. Ramush Haradinaj. Prezenca ime sot në Strasburg është as më shumë e as më pak detyra morale e çdo Shqiptari Patriot që duhet ti jap përkrahje Legjionarit dhe Komandantit të Vërtet Shqiptar.
Në këtë nismën time kam marrë edhe bekimin e liderit politik të LSI z. Ilir Meta, përshëndetjet e të cilit ja përcolla personalisht z. Haradinaj.
Dua ta përshëndes Ramush Haradinaj si luftëtar, si politikan, si burrë shteti.
Ramush Haradinaj është një emër që ka një simbolik të veçantë për shqiptarët , midis të gjithë emrave të komandantëve të UÇK-së.
Pa luftën e Ramushit dhe @Vëllezërit Haradinaj në Kosovën Perëndimore, me siguri që serbët sot do të kontrollonin jo vetëm Veriun e Kosovës, por edhe një pjesë të madhe të Perëndimit të saj.
Ramushi për bëmat e tij në luftë, mori çertifikatën e nderit të luftëtarit, pafajësinë nga Gjykata e Hagës.
Por lufta për Ramushin nuk mbaroi me çlirimin e Kosovës!
Ramush Haradinaj, jo rastësisht, pas çlirimit të Kosovës, ishte i vetmi politikan shqiptari Kosovës që u keqtrajtua fizikisht nga ushtarët rusë të KFOR-it. Me këtë Moska, tregoi se kush prej politikanëve shqiptarë në Kosovë iu prishte më shumë punë planeve për dominim rus në Ballkan.
Ramushi :
* Si politikan ka mbrojtur më shumë se të gjithë idealet e luftës.
* Si lider politik ai ka mbrojtur kufijtë e Kosovës, pa kompromis, siç tregoi çështja e demarkacionit me Malin e Zi.
* Si burrë shteti, megjithëse ka qenë kryeministër për një periudhë shumë të shkurtër, tregoi se nuk punon për privilegje, por për Kosovën.
Nuk është rastësi që sot Serbia kërkon me ngulm Ramush Haradinajn si peng të saj, gjoja në emër të drejtësisë. Serbia e kërkon Ramushin si luftëtar, si politikan dhe si shtetar, sepse kërkon të eliminojë këtë model që ka krijuar Ramushi në Kosovë.
Drejtësia e vendit të madh europian, ku gjendet Ramushi, nuk mund të jetë bindëse kur në rastin e tij pretendon të dalë mbi drejtësinë ndërkombëtare.
Unë kam besim se Ramushi nuk mund ta humbë këtë betejë të luftës së tij të gjatë, sepse Ramushi që ballafaqohet me drejtësinë franceze, për llogari të drejtësisë serbe, është i njëjti që është ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka dalë faqebardhë. Drejtësia franceze nuk mund të jetë në anën e kundërt të drejtësisë ndërkombëtare.
Franca; dekoraten Rames, prangat Ramushit!
Vendi i motos Liri-Drejtesi-barazi ben komandant te legjionit te nderit Edi Ramen, ndersa komandantin e UCK-se qe cliroi Kosoven e mban ne pranga per qefin e Serbise!
Ndersa Rama mori dekoraten, po per Ramush Haradinajn nuk u tha asnje fjale autoriteteve te Frances!!!
Në emër të Ilir Metës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe mbarë Shqipëtarve Patriot i uroj Ramushit fitoren e rradhës dhe kthimin triumfator në Atdhe, pranë familjes dhe kombit të tij që po pret krahë hapur birin dhe liderin e vet. Jemi me ty Komandant”, shkruan Flamur Çelaj.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1493″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]