Një grup deputetësh të opozitës i kanë dërguar një kërkesë për interpelancë urgjente kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Kërkesa për interpelancë është nënshkruar nga 7 deputetë dhe është prashtruar nga deputeti Lefter Maliqi.
Në kërkesë pritet që të pyetet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me situatën rëndë të kriminalitetit në vend dhe ngjarjet e pazbardhura. Ndërkaq kërkohet informacion edhe për punën e dobët të policië për zbulimin dhe parandalimin e krimeve.
Po ashtu në interpelancë do ti këkrohet informacion ministrit në lidhje me ngjarjet kriminale në disa qytete të vendit dhe çfarë është bërë për zbardhjen e tyre.
Një tjetër çështje për të cilën do ti kërkohet llogari ministrit Lleshaj është edhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj banorëve të Bregut të Lumit, Astirit, fëmijëve, të moshuarve dhe në cilin ligj është mbështetur policia për të përdorur forcën.
(M.Q/Faxweb.al)