Në media kohët e fundit është përfolur se deputeti i PD-së Klevis Balliu është në një lidhje me gazetaren sportive, Ilda Bejleri.
Porn ë një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai nuk pohoi diçka të tillë duke anashkaluar kometet për jetën private.
“Për mua disa gjëra duhet të mbeten personale. Nuk besoj që ka interes njeri të dijë” – tha ai.
Balliu e ktheu situatën duke përmendur rastet e vështirësive të përmuajshme të shqiptarëve, prandaj nuk ka rëndësi jeta e tij personale.
“Shqipëtarët e dinë se si do ia bëjnë që ti dalë në fund të muajit çmimin e dritave që ka rritur qeveria, çmimin e ujit që ka rritur qeveria. Duan të dinë se si të arrijnë që t’ia dalin në këtë qeveri që i ka vënë lakun në fyt njerëzve”, tregoi Klevisi.
Klevis Balliu insistoi dhe tha që jeta e tij personale nuk do komentohet në media, si dhe është shumë i ri për tu martuar por do donte një familje të vogël me një djalë dhe një vajzë.
Ndërkohë moderatorja i kërkoi tre emra të femrave të ekranit që do zgjidhte për të kaluar një fundjavë, ku nuk hezitoi të thoshte emrin e Ilda Bejlerit, bukurosheve Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.
“Tre emra të femrave të ekranit që do zgjidhja për të kaluar një fundjavë? Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca”, tha ai. (B.H/Faxweb)