Deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili ka qenë në një takim në Bruksel për rininë dhe politikën, ku ishte i pranishëm edhe zëvendës Presidenti i PE-së, thotë se rinia ska besim tek politika përt shkak të lidhjes së qeverisë me krimin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka thënë se ishte atje për t’i kërkuar mbështetje BE-së në luftën kundër drogës.
POSTIMI I BALLIUT:
Në Bruksel për të kërkuar mbështetjen e BE në luftën kundër drogës.
E domosdoshme ndihma e PE në luftën kundër trafikut të lëndeve narkotike dhe krimit të organizuar
Të dashur qytetarë sot isha në Brukset ku mora pjesë në programin “Bridging the gap betëeen youth policy, youth participation and parliamentarians in the Ëestern Balkans’, ku i pranishem ishte Zv Presidenti i PE Fabio Masimo Castaldo.
Theksova se: “Rinia ska besim tek politika për shkak të lidhjes së qeverisë mekrimin. Njëkohësisht i bëra thirrje Europës të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsioni dhe krimin, dhe që politikanët e përfshirë në këto afera të mbajnë përgjegjësi.
Gjithashtu i shpreha gadishmërinë se PD është e gatshme të japë kontribun e saj luftën kundër nakroshtetit dhe për rikthyer vendin në rrugën e integrimit në familjen europjane”. (B.H/Faxweb)