Totenhem ka arritur të marrë një barazim mjaft të vlefshëm në “Etihad Stadium”, falë golave të Dele Ali dhe Heung-Min Son.
Ekipi i Guardiolës ka dominuar lojën në pjesën e parë por nuk arritur të shënojë.
Qytetarët e kanë gjetur mjaft shpejt golin në pjesën e dytë. Golat janë shënuar nga Sane dhe De Bryne falë edhe gafave që bëri portieri Hugo LLoris, duke bërë dy dalje të gabuara.
Por ekipi i Totenhemit është përgjigjur mjaft shpejt me gol të Dele Ali, ndërsa goli i barazimit është shënuar nga kinezi Heung-Min Son i ardhur nga stoli.
Ky barazim ia bën mjaft të vështirë luftën për titull ekipit të Guardiolës i cili nuk po arrin të shkëlqejë këtë sezon, pavarësisht se ka bërë një merkato verore mjaft të kushtueshme. (K.P/Shuplaka)