22:46 | 22/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dëshmia bombë e qytetarit: Beqja më mori 150 mijë euro, me tha “kam mik Shullazin”

07:36 | 27/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia bombë e qytetarit: Beqja më mori 150 mijë euro, me tha “kam mik Shullazin”

Gjatë seancës së djeshme në gjyqin e “Shullazit” u zbulua një “anë e errët” të biznesmenit Ylvi Beqja, personi që kallëzoi për “gjobëvënie” Emiljano Shullazin.

 Sali Çaka ishte dëshmitari që u dëgjua në seancën e radhës ndaj Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij.

 Sipas “Panorama” Çaka rrëfeu se si i kishte dhënë borxh 150 mijë euro Ylvi Beqjes, para që nuk i kishte marrë.

Caka gjatë fjalës së tij ka theksuar se i ishte shkatëruar jeta. Po kështu dëshmitari tha se ndihej i rrezikuar, pasi kishte prezantuar Beqjen me disa miq të tij, të cilëve u kishte marrë po ashtu borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

“Këto fakte nuk kanë asnjë lidhje me të pandehurit. Thjesht provojnë që Ylvi Beqja është mashtrues, fakt që dihet”, pretenduan mbrojtësit.

Po dje, gjykata u njoh me dëshminë e noteres Drita Pepi, në zyrën e së cilës, në vitin 2014, Ylvi Beqja dhe Emiljano Shullazi kanë nënshkruar dy kontrata. Dëshmitarja Pepi tha se kontrata ishte përpiluar jashtë zyrës së saj, nga një zyrë avokatie. “Palët erdhën me kontratën gati. Unë i identifikova, sipas ligjit, dhe më pas me vullnet të plotë ata firmosën”, tha dëshmitarja.

DESHMIA E ÇAKES

Prokuroria: A e njihni shtetasin Ylvi Beqja? Nëse po, në ç’rrethana?

Çaka: Po, e njoh. Kam marrëdhënie shoqërore me të. E njoh prej gati 10 vitesh.

Prokuroria: A keni pasur ndonjë marrëdhënie kontraktore me të?

Çaka: I kam dhënë një borxh prej 150 mijë eurosh para dy vjetësh.

Prokuroria: I keni dhënë me një akt të shkruar, apo jo?

Çaka: Po, ia kam dhënë me një akt para noterit. Ai më tha se i duheshin ca lekë se do të merrte një pronë në Durrës.

Prokuroria: A ju është kthyer kjo shumë?

Çaka: Deri më sot jo. Ia dhashë për 6 muaj, maksimumi një vit.

Prokuroria: Kur është kontakti i fundit i yti me Ylvi Beqajn?

Çaka: Kontakti i fundit është atëherë kur e merrja në telefon dhe atij i dilte numri i fikur. Atëherë kur denoncova humbjen e lekëve.

Prokuroria: Ku e bëtë denoncimin?

Çaka: E bëra te një avokat në Vorë. Nuk më kujtohet emri i tij tani. Ia dorëzova atij letrat. Denoncova humbjen e lekëve.

Prokuroria: A e njihni shtetasin Sinan Topi?

Çaka: E kam mik. Di që Sinani ka bllokuar një tokë në Vorë. E ka bllokuar se Ylviu kishte marrë lekë te një person tjetër dhe për garanci të këtij borxhi, ka lënë këtë sipërfaqe toke të Sinanit.

Prokuroria: Si është bërë marrëveshja, vetëm me fjalë apo me akt të shkruar?

Çaka: Nuk e di se si. Unë vetëm i kam prezantuar.

Prokuroria: Dini që ata të kenë pasur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin në vijim?

Çaka: Ylviu më ka treguar njëherë që Sinani ishte acaruar. Më tha që do t’ia zhbllokonte pronën Sinanit.

Prokuroria: Kur keni komunikuar për herë të fundit me shtetasin Ylvi Beqja?

Çaka: Herën e fundit që kam folur me të në telefon, më ka thënë “mos u mërzit, do të t’i jap lekët”. Unë i kam thënë “Më shkatërrove jetën. Po më vrasin njerëzit”.

Prokuroria: Cilët ishin këta njerëz që do të të vrisnin?

Çaka: Unë kam hyrë garant për Ylviun te Hamit G. dhe Rexhep S.

Prokuroria: Për çfarë keni hyrë garant?

Çaka: Hamiti ka bllokuar një tokë në Fushë-Prezë, ndërsa Rexhepit i pati marrë 160 mijë euro borxh dhe nuk ia ka kthyer plotësisht. Ata më kërkojnë lekët, se më thonë: “Ti na e prezantove. Në atë nuk e njohim. Ty të njohim”. Ka dhjetë ditë që çuni i Rexhepit më thotë “Dua lekët”.

Prokuroria: Po këta persona që përmendët kanë bërë kallëzim kundër Ylvi Beqjes?

Çaka: Di që edhe ata kanë bërë kallëzim.

Prokuroria: A jeni organizuar ju, si të dëmtuar, për të kallëzuar Ylvi Beqjen?

Çaka: Para 4-5 muajsh u mblodhëm të gjithë bashkë. Ishte Ed Pisli, nja dy lezhjanë dhe një shkodran. Më thanë “O Salë, ça do bëjmë? Hajde bëjmë denoncim”.

Prokuroria: Ku e bëtë denoncimin?

Çaka: Shkuam te një avokat në Vorë. Atij i treguam letrat, për të na thënë bënin a jo.

Prokuroria: Si njihesh me Ed Pislin?

Çaka: Ylviu më ka njohur. Pisli erdhi te shtëpia ime dhe më tha “Ç’bërë, o Sali?!”. “Ç’kam bërë, i thashë, jam bërë me vra veten”.

Prokuroria: Dini nëse Ed Pisli njihet me të pandehurit?

Çaka: Nuk e di.

Prokuroria: A të ka përmendur Ylvi Beqja ndonjë nga të pandehurit?

Çaka: Mua Ylvi Beqja më ka thënë “jam njohur me një mik, Emiljano Shullazin”. Më tha “E marrim pronën, ‘Vollgën’ në Durrës. Do të t’i jap lekët”. Ishim në një tavolinë kur ma tha. Na dha nga një birrë. Më tha “E regjistrova pronën”, po ne s’morëm gjë. Se kështu, të servilosej ai dhe bënte si mik i mirë shumë.

Prokuroria: A keni bërë ndonjë denoncim në media në lidhje me këtë rast? Kush e organizoi?

Çaka: Kam dalë një herë në televizor. Dolëm si borxhlinj. S’e mbaj mend kush ishte iniciatore, por ishim të gjithë. Ishte dhe një çun me kamera aty, gazetar a çfarë ishte.

Prokuroria: Ju ku i siguruat paratë që i dhatë borxh Ylvi Beqjas?

Çaka: Unë kam 100 dynym tokë në Fushë-Prezë, të cilat i administroj. Kam shitur tokën e kalamajve të mi. Mua ai më ka shkatërruar përfundimisht.

 

Pas

HOROSKOPI 27/07/2017

Para

Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia Pepa nuk ndalet, i futet punës fuqishëm

Para
Mamaja e Klaudia Pepës zbulon raportin e balerinës me Albi Nakon, çfarë po i bën distanca?

Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia Pepa nuk ndalet, i futet punës fuqishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.