Zbulohen detaje shqetësuese për aksidentin ajror në Kolumbi ku 75 persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, midis tyre edhe 9 futbollistët brazilianë të skuadrës “Chapecoense”.
Ministri i Mbrojtjes së Bolivisë, Reymi Ferreira, ka deklaruar se piloti i avionit të rrëzuar kishte një mandat arresti në shtetin e tij.
Sipas ministrit, piloti Miguel Quierago kishte dezertuar nga Forcat Ajrore Boliviane pak para diplomimit, por e kishte shmangur burgun përmes një ankese.
Edhe Quierago bën pjesë në grupin e viktimave të kësaj tragjedie. Ai humbi jetën në moshën 36-vjeçare.