Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e dhjetëra personave nga përmbytjet në Bosnjë.
Begaj thotë se solidarizohet me personat e prekur nga katastrofa natyrore.
“U ndjeva thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë.
I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Beqiroviç dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!
Bashkoj lutjet e mia me ato të popullit shqiptar dhe solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë nga kjo katastrofë”, shkruan Begaj.