22:58 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 7 persona në Tiranë

15:23 | 30/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet studimi: Cilat janë dy qytetet më të rrezikuara nga krimi në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar dhe arrestuar 7 shtetas të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale ku përfshihen kryesisht dhunë në familje dhe vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, A. P., 29  vjeç, banues në Durrës i cili gjatë natës, ishte duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit H. S., 42 vjeç.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht:

– I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29.01.2020;
– I vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më datë 18.01.2020;
– I vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më datë 27.012020;
– I vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më datë 27.012020;”, njofton Policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet me të cilat dyshohet se ka realizuar vjedhjet, një mjet prerës sharrë dhe një kaçavidë e vogël.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar 42-vjeëari.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

– H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”
– S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për  veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.

– E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
– G. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
– F. H ., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Fliste tropojanisht”, Ermal Mamaqi ‘shpik’ fjalë të re: Vijnë vajzat sikur duan të futen në krevat

Para

“Mbetjet e Durrësit do të vijnë në Tiranë”, gazetari: Manovra 150 mln euro me inceneratorin

Para
“Mbetjet e Durrësit do të vijnë në Tiranë”, gazetari: Manovra 150 mln euro me inceneratorin

“Mbetjet e Durrësit do të vijnë në Tiranë”, gazetari: Manovra 150 mln euro me inceneratorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.