02:11 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhunimi i bustit të Françesk Radit, ‘shpërthen’ Rozana: Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy…

08:13 | 16/07/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Nuk jam e lumtur’/ Nuk përmbahet më Rozana Radi, nis të qaj hallet publikisht

Pamje tronditëse ishin ato që u publikuan ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku dy të rinj shiheshin duke dhunuar bustin e këngëtarit Francesk Radi.

Pas reagimit të fortë të Elton Dedës, nuk ka kaluar në heshtje kjo situatë as për mbesën e artistit, Rozana Radin.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur keqardhjen e madhe për këtë brez që po rritet në vendin tonë, ndërsa thotë se po pret njoftimin se ‘’policia ka identifikuar autorët”.

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Françesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam pare që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët” të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri.

Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitarë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit, por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës, të djalit, të bashkëshortes, por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë .

A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë….Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër…Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin”, shkruan Rozana në mbyllje të reagimit të saj.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: dhunimi i bustit te raditFrancesk Radirozana radi
Pas

‘Rashica i shkëlqyer, kundërshtarët e kanë frikë kur ai ka topin’

Para

Ndodh edhe kjo/ Të burgosurit me sjellje të mirë do mbajnë çelësin e qelisë

Para
Ndodh edhe kjo/ Të burgosurit me sjellje të mirë do mbajnë çelësin e qelisë

Ndodh edhe kjo/ Të burgosurit me sjellje të mirë do mbajnë çelësin e qelisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.