14:45 | 01/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhunuan me grushte zyrtarin e Kadastrës në Mat, procedohen babë e bir, e pëson edhe…

15:30 | 08/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosen dy vëllezër në Tiranë, autori në arrati

Babë e bir janë proceduar teksa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar përgjegjësin e zyrës së Kadastrës në Mat.

Ndërkohë i lënduar ka mbetur edhe kryetari i njësisë administrative Rukaj, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.

Shkak për sherrin është bërë regjstrimi i një prone.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë

Mat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në qendër të qytetit të Burrelit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, disa shtetas të përfshirë në këtë konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë vënë menjëherë në dijeni prokurorin e gatshëm të Prokurorisë së Dibrës, për këtë konflikt, dhe në drejtimin e kësaj prokurorie, kanë kryer të gjitha veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ka nisur procedimi penal për shtetasit S. R., 49 vjeç dhe E. R., 21 vjeç (babë e bir), si dhe për shtetasin A. M., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.05.2023, rreth orës 22:00, në qytetin e Burrelit, kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera, për shkak të detyrës, shtetasin H. S., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Mat, i cili ka pësuar dëmtime të lehta fizike.

Si pasojë e këtij konflikti, ka mbetur i dëmtuar dhe shtetasi E. S., 36 vjeç, banues në Burrel, me detyrë kryetar i njësisë administrative Rukaj, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.

Nga hetimet e kryera dhe nga deklarimet e marra, ka rezultuar se shtetasi S. R. i ka kërkuar më parë, shtetasit H. S., që t’i regjistronte në emër të tij, një pronë e cila ishte në proces gjyqësor.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat dhe është marrë në pyetje mbi rrethanat e këtij konflikti, shtetasi A. D., i cili pas dhënies së deklarimit, është lënë i lirë.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Bullizmi, “vrasësi” i adoleshentëve

Para

Me Turqinë jemi miq, jo vëllezër

Para
Me Turqinë jemi miq, jo vëllezër

Me Turqinë jemi miq, jo vëllezër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Vuçiç pretendon se për shkak të Kurtit s’do të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Aksidentoi për vdekje me skaf Jonada Avdian, ndahet dosja për ish policin Arjan Tase

Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Zbërthimi i aplikacionit “SKY” dhe përfshirja e policëve, AMP merr vendimin: Do të deklaroni…

Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Nuk do jenë protesta të zakonshme

Katari kritikon Izraelin për bombardimet në Gazë

I futet në shtëpi gruas për ta grabitur dhe e godet me grushte, shpallet në kërkim i riu në Lushnje, del duarbosh…

Bie aksidentalisht nga kati i dytë, humb jetën e moshuara në Tiranë

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Vrau fqinjin për kanalizimin e ujërave të zeza, pendohet autori: Më ofenduan, qëllova për vetëmbrojtje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.