16:19 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dialogu Kosovë-Serbi pa fryte, studiuesi Muhaj: Jemi në pozita të pabarabarta, kriza e iniciuar nga Beogradi

16:54 | 16/09/2023
në Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dialogu Kosovë-Serbi pa fryte, studiuesi Muhaj: Jemi në pozita të pabarabarta, kriza e iniciuar nga Beogradi

I ftuar në Fax News, në lidhje Skype, këtë pasdite ishte historiani dhe studiuesi Ardian Muhaj. Për gazetarin Albi Rakip, Muhaj foli për dialogun Kosov-Serbi.

Të enjten dy liderët Kurti dhe Vucic u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e Lajcak dhe Borrell. Dialogu nuk pati rezultatet e pritura dhe ndaj Kosovës ende rëndojnë sanksionet e BE-së.

Për Muhaj, nga ky dialog, Kosova doli e mundur dhe pozitat e Serbisë u forcuan.

Sipas tij duhet të kuptohet që është Serbia iniciatore e krizës në veri të Kosovës. Ndaj ajo duhet të jetë përgjegjëse dhe jo të ulet si fitimtare në tryezën e bisedimeve.

Të paktën kushtet e dialogut duhet të ishin të barabarta. Por kjo nuk po ndodh dhe Kosova shihet si agresore.

Ardian Muhaj: “Vetë dialogu është i dizanjuar që të mos prodhojë rezultate. Është i dizanjuar nga Beogradi i iniciuar nga Beogradi. Është shumë iluzore që nga ky dialog i dëshiruar me shumë këmbëngulje të kemi ndonjë rezultat konkret. 2 ditë para takimit pyejtes se çfarë mund të ndodhë unë i thashë se prisja diçka pozitive, rezultati i takimit ishte më pesimist se çka e mendoja.

Çështja është që dialogu nga takimi i pardjeshëm pritej qëndrime të njëjta pa asnjë rezultat. Takimi i së enjtes për fat të keq ishte në një farë rezultati me një forcim të pozitës së Serbisë në të ashtëquajturin dialog. Në mënyrë tepër optimiste zv.kryeministri lajmëroi se ka të dhëna se ose do të hiqen para takimit ose pas, sanksionet ndaj Kosovës. Ose të hiqeshin sanksione ndaj Kosovës ose të vendoseshin edhe ndaj Serbisë.Ky takimi për fat të keq nuk e vuri në këtë pozitë Serbinë. Tashmë e ka mundësinë edhe për pak kohë të luajë në pozita të privilegjuara. Kosova është me sanksione ndërsa Serbia jo. Ky është dëmi që na u shkaktua në këtë takim, jo për fajin tonë. Do dëshironim që  të shihnim në pozita të barabarta. Pala serbe i ushqen tensionet dhe ndodh e kundërta. Ose të vendoset një lloj barazie ose të vendoset Serbia si iniciatore e krizës dhe kjo nuk ndodh dhe Kosova vuan  sanksione.

Duhet ta kthejmë Serbinë në situatë jo të priviligjeuar. Palët ndërmjetuese nuk privilegjojnë askënd. Nuk duhet të biem në këtë grackë.”

Pas

Erdogan akuzon BE-në se po distancohet nga Turqia

Para

Kamioni përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë

Para
Kamioni përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë

Kamioni përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

“Kurrë mos harro”, Gjykata e Elbasanit të dielën seancë

Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës

Shërbimet në krye të detyrës për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro

Dosja Gërdeci/ Shthyet në 3 tetor gjyqi për Fatmir Mediun

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, thotë Kurti

Peshkonin me mekanizma elektrikë, ndalohen 2 persona në liqenin e Shkodrës

Balla në Ministerialin për 20 vjetorin e Konventës së Palermos: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.