Vetëm 50 deputetë kanë votuar për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për angazhimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.
Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për rezolutën kanë votuar vetëm 50 deputetë ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër. Pas kësaj deptuetë të LDK-së dhe Vetëvendosjes e kanë lëshuar sallën. Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me deklarimin e grupeve parlamentare, pas takimit që kishin lidhur harmonizimin e rezolutës për dialogun. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk kanë arritur të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare, por pikan 6 të propozuar nga PDK, e kanë riformoluar.
Hoti: Nuk kemi arritur të dakordohemi
“Nuk kemi arritur të dakordohemi, mëngjitë si propozues ne kemi shprehur gatishmërinë që pikën 6 të rezolutës të propozuar nga PDK, ta riformolojmë dhe bashkë me rezolutën tonë të duket kështu. Kuvendi i Kosovës rithekson se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. As presidenti, as askush tjetër nuk ka të drejt të negocioj për territorin e Kosovës”, tha ai.
Shefat e Grupeve Parlamentare në tentim për harmonizim të rezolutës
Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi u mblodh dje në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.
Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, me të nisur sot seanca kujtoi se dje mbaroi seanca pa kuorum.
“Ne mund të dakordojmë për 15 20 min por ngjarjet që kanë ndodhur dje në Gjermani e bëjnë të nevojshme që menjëherë të votohet kjo rezolute”, tha ai.
Kujtojmë se dje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi në Minsk të Bjellorusisë ku mori pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut. Ai u takua edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka komentuar këtë takim, duke thënë se në të është kritikuar qasja e Gjermanisë ndaj idesë së ndryshimit të kufijve, ide e cila është përmendur kohët së fundit si mundësi për zgjidhjen e çështjes mes dy vendeve.
Memli Krasniqi i PDK-së tha se duhet harmonizim dhe qëndrime të përbashkëta e gjithëpërfshirëse.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se dallimi është evident.
“Ose ta mbrojmë interesin e shtetit ose verbalisht Hashim Thaçin”, tha ai.
Dardan Sejdiu tha se si PSD, janë dakord që Shefat e Grupeve ta harmonizojnë në një takim tekstin me shtesa dhe ta sjellin atë në seancë.
Derisa ata të dakordohen Kuvendi shkoi 20 minuta pauzë.
Seanca nis me kërkesën për harmonizimin e rezolutës
Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ka nisur me propozimin që shefat e grupeve parlamentarë të mbledhin dhe të harmonizohet rezoluta nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se propozojë dakordimin me shefat e grupeve parlamentare dhe në orën 11:00, të dalin në votim, pasi rezoluta është urgjente votimi i kësaj rezolute.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se duhet të ketë një rezolutë gjithëpërfshirëse me dakordimin e të gjitha grupeve.
Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se dje është parë se ose duhet mbrojtur territori ose duhet të mbrohet verbërisht presidenti. Ai shtoi se pozita parë se nuk ka interesim këtë rezolutë, pasi ata duan që dialogun ta udhëheqë presidenti me ekipin e qeverisë.
Për harmonizimin e rezolutës janë pajtuar edhe shefat e grupeve tjera në parlament.
Ndërsa, Kuvendi aktualisht është në pauzë prej 20 minutave.
Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit
Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi u mblodh dje në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.
Pas shumë debateve, replikave dhe ofendimeve të shkëmbyera në mes të deputetëve, në mungesë kuorumi rezoluta e propozuar nga LDK-ja nuk doli në votim.
Kjo rezolutë do të hidhet sot në votim, para fillimit të seancës, të paraparë në orën 10:00. Pas kësaj, Kuvendi do të vazhdojë punimet me seancë plenare e cila në rend dite ka 22 pika.
Discussion about this post