Ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma firmosi në shkurt të këtij viti lënien e mandatit, ndonëse kjo nuk do të nënkuptonte shkëputjen e saj nga angazhimi publik. Grida është prezantuar së fundmi në rolin e përkthyeses. Ajo ka sjellë në shqip botimin e gjashtë të librit “Princesha” të autores Jean Season.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Grida rrëfeu se autorja amerikane ka përdorur një gjuhë mjaft të thjeshtë për lexuesit dhe kësisoj nuk ka hasur vështirësi në përkthimin e tij. Më tej, Grida u shpreh se iniciativa për ta sjellë në shqip këtë vepër ka ardhur duke patur parasysh se edhe në Shqipëri ekziston realiteti partriarkal, ndonëse jo aq theksueshëm sa trajtohet në libër.
Unë zgjas dorën për të të ftuar.Eja me mua në një udhëtim të shkurtër në Arabinë Saudite, mbretërinë time të shkretëtirës, për të ndier bashkë me mua magjinë karakteristike që rri pezull mbi errësirën e mizorisë njerëzore. Së bashku do të kapërcejmë shekuj dhe do kthehemi mbrapa në kohë, në zanafillë, sepse vetëm atëherë është e mundur të vlerësohet sesi arabët e Arabisë Saudite të ditëve tona vazhdojnë të jetojnë me zakone arkaike dhe sa urgjente është nevoja e ndryshimeve shoqërore”– këtë fragment të librit ka shkëputur Grida Duma, për ta përcjellë në postimin e saj.
Discussion about this post