Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur që të urojë studentët nga Universiteti i Mjekësisë me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Duke cituar fjalët e Hipokratit, Rama iu kujtoi studentëve të rinj të mjekësisë se gjatë punës do të përballen me stres dhe me vështirësi, pasi njerëzit presin mrekulli prej tyre.
“Nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por më shumë se kaq dhe si thonte edhe hipokrati të dashurosh artin e mjekësisë do të thotë të dashurosh njerëzimin.
Ju e dini se nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur mrekullirat nuk janë të mundhsme kjo i kthehet mjekut, ku duhet të përballoë edhe stres.
Më vjen shumë mirë që përtej asaj që ka qenë dhe mbetet gjithmonë baza e patundur e vlerave të këtij universiteti që është eksperienca e shumë e shumë viteve, sot mund të themi që universiteti është në gjendje shumë më të mirë sesa ishte dje, por patjetër që duhet të bëjmë më shumë se kaq, por studentët sot kanë kushte më të mira sesa ato që ikën.
Ne kemi bërë gjithçka që qenrdra spitalore universitare të vijojë një traformim epokal që ka nisur. Së shpejti do të çelet edhe spitali i ri modern i kirurgjisë ku një komponent i rëndësishëm është komponenti i ndërveprimit me universitetin.
Një sërë risish të tjera i takojnë vetë universitetit, por pa dyshim është shumë e rëndësishme që komunikimi, ndërveprimi të vazhdojë”, tha kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.
“Duke e bërë këtë urim dua t’ju them se tanimë e kemi hapur një rrugë të re për të gjithë ata që janë më të mirët dhe synojnë të kontribuojnë qoftë në institucionet e kësaj sfere të shëndetësisë. Sot ne kemi një numër studentësh ekselentë që sot janë përfshirë në punë falë rezultateve të tyre. Cilido që nga ky universitet del me rezultatatet më të mira do ta ketë rrugën e hapur të kontribuojë pa pasur neviojë të përdorë rrugë të vjetra”, tha më tej kreu i qeverisë.