Spartaku i Moskës po shkon drejt Anfield duke kërkuar t’i japë fund kthimit të Ligës së Kampionëve në fazat e grupeve.
Doktoresha e grupit ka një as nën mëngë për t’u siguruar djemve fitoren.
Sipas Daylimail Victoria Gameeva, është doktoresha e specializuar në kardiologji, e cila ua ka ndaluar futbollistëve të Spartakut të Moskës të kryejnë marrëdhënie seksuale para lojës me Liverpoolit.
“Nga aspekti mjekësor, seksi e stimulon aftësinë për punë vetëm te femrat. Në artet marciale mund të ndodhë që një femër të hyjë në duel vetëm 10 minuta pas seksit, rezultatet e saj do të ishin më të mira. Por te meshkujt, vlen e kundërta. Ata duhet të shmangin seksin për 2-3 ditë para lojës së futbollit”, ka thënë ajo për mediat lokale.
Lojtarët shkojnë vazhdimisht për vizita në klinikën e saj në Moskë.
Ajo thotë se marrëdhëniet e saj me lojtarët mbesin vetëm profesionale, edhe pse lojtarët e komplimentojnë shpesh për fotot në rrjetet sociale.
(F.M/Faxweb)