Ditën e djeshme vajza e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës festoi 5 vjetorin e lindjes së saj. Me anë të një postimi në Instagram, Rezarta ndau me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukra të festës e cila ishte organizuar me shumë detaje.
Rezarta ka ndarë me të gjithë edhe lajmin e dhimbshëm të sëmundjes së babait të saj për të cilin mjekët nuk kishin dhënë shprese, por që tani ishte shëruar.
Më tej ajo shkruan përbri fotove se kjo ditëlindje ishte akoma dhe me e bukur pasi po festohej bashkarisht ashtu siç ajo kishte ëndërruar, që nga dita kur vajza lindi.
Postimi i plotë
“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalet e duhura per te pershkruar mbremjen e djeshme! Te ftuar njerez qe mi do shpirti per te festuar 3 festa. Princesha jone e vockel u be 5 vjeç. 5 vjet qe na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditelindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si une e kisha enderruar, qe nga dita qe ti linde… Dhe festa e trete i dedikohet njeriut me te forte qe une kam njohur, atij qe me dhuroj perpos jetes dhe mesimet me te rendesishme, si te luftoj dhe te dashuroj ne te njejten kohe! Mbreti im, dashuria ime me e madhe, Babi, i cili ashtu si ne profesion luftarak , luftoj dhe mundi kete vit nje semundje qe doktoret na dhane jo shume shprese! Te gjithe sebashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shume te zgjuara te princeshes sone shijuam gjithçka.”- shkroi Rezarta në postim.
(M.Q/Faxweb)