Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve koncerti i ansamblit folklorik të Vienës, nën drejtimin e violinistit shqiptar ne famë botërore Shkëlzen Doli.
Teksa mbanin qeleshe në kokë, Doli u ofroi instrumentistëve raki shqiptare, detaj ky që është marrë sot dhe është postuar si “Foto Dite” nga kryeministri Edi Rama.
Por si gjithmonë nuk kanë munguar komentet pikante në wall-in e kreut të qeverisë. Një qytetar kërkon të bëjë ironi dhe e pyet “Raki Skrapari ishte?”. Pyetje kjo që nuk ka marrë ende një përgjigje.
Pjesë e shfaqjes kulturore të djeshme ishin 36 artistë të tjerë të Ansamblit Filarmonik të Vjenës, të cilët erdhën enkas për këtë koncert. (A.R/SHUPLAKA)
Komenti i qytetarit në Facebook-un e kryeministrit: