08:39 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Doni të bëheni polic? Ja programi teorik e praktik të Kolegjit të Policisë në Akademinë e Sigurisë (VIDEO)

16:07 | 30/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doni të bëheni polic? Ja programi teorik e praktik të Kolegjit të Policisë në Akademinë e Sigurisë (VIDEO)

Shumë të rinj dhe të reja duan të jenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Por çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë? Çfarë studiohet në Akademinë e Policisë? Përgatitja fizike, psikologjike etj.

Për të gjithë këto pyetje ju vjen në ndihmë videoja e mëposhtme, e postuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë gjatë vizitës së sotme të Haki Çakos në Akademinë e Policisë, tregon të gjithë hapat dhe përgatitjet që i duhen çdo kandidati për tu bërë pjesë e Patrullave të Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Policisë:

Mësim tregues përmbledhës i gjithë programit teorik dhe praktik të Kolegjit të Policisë në Akademinë e Sigurisë, për përgatitjen e oficerëve të Patrullës së Përgjithshme.
Përgatitja dhe zhvillimi i aftësive që të jemi konkurues me policitë e vendeve të BE-së, nën moton: “Polic nuk të bën vëtëm uniforma, por aftësitë dhe sjellja.”
Gjatë mësimit tregues u demonstruan teknikat e vetëmbrojtjes policore dhe teknikat e çdo veprimi policie.
Ajo çfarë është e rëndësisishme, është jetësimi i politikave të Policisë së Shtetit në lidhje me përdorimin e forcës, politikë që mbështetet në parimet e: Ligjshmërisë, Domosdoshmërisë, Proporcionalitetit dhe Humanizmit.
I pranishëm në këtë mësim tregues ishin Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, Drejtori i FLO-së, Drejtues i Parë Niko Brahimaj, stafi akademik dhe instruktorët.
Në përfundim të mësimit tregues, Drejtori i Policisë së Shtetit z.Çako ka falenderuar studentët e Kolegjit të Policisë për përgatitjen e tyre dhe performimin duke e cilësuar demonstrimin si një spektakël të jashtëzakonshëm.
Z.Çako ka vlerësuar edhe punën e Drejtorit të Akademisë së Sigurisë, të drejtuesve të Kolegjit të Policisë, të instruktorëve, si dhe studentët për vullnetin dhe mundin e tyre për të arritur këtë performancë.
“Jam krenar për kolegjin e Policisë dhe për gjeneratën e re të policisë që përditë po i ndryshon imazhin Policisë së Shtetit. Ju uroj gëzuar Vitin e Ri, suksese në punë që do filloni shumë shpejt dhe mbarësi në familjet tuaja.”
Këshilltarja e ICITAP për Akademinë e Sigurisë, Martha Bacile Findlay, ka vlerësuar atë çka ndodhi gjatë këtij mësimi tregues.
“Megjithëse e kam mbaruar Akademinë e Policisë si e para në klasë në vitin 1975 me pikët maksimale në aftësi fizike, dhe megjithëse kam patur rripin blu në Tae Kwon Do, nuk do kisha mundur kurrë t’i përdorja teknikat që kursantët demonstruan sot! Jam e sigurt se të gjithë ju jeni krenarë, me të drejtë.
E di që kursantët dhe instruktorët kanë punuar shumë për të arritur këto rezultate sot. Sado që të kenë punuar, ata ia arritën të kenë sukses sepse patën mbështetjen e udhëheqësve të tyre. Shpresoj që do t’i përcillni vlerësimet tona edhe pranë instruktorëve që nuk i njohim të cilët gjithashtu ndihmuan në përgatitjet për ditën e sotme
Ju urojmë të gjitha familjeve tuaja çdo bekim që 2017-a mund të ofrojë”.
Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, ka falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike, si dhe përfaqësuesen e ICITAP, për mbështetjen e dhënë dhe ka theksuar se ky mësim është vetëm fillimi i zbatimit të një filozofie dhe metodologjie të re të Akademisë së Sigurisë, e cila ka për detyrë të përgatisë punonjës policie jo vetëm në teori, por edhe në përgatitjen fizike, me qëllim që oficerët e Patrullave të Përgjithshme, kur të fillojnë punë, të jenë të aftë që të gjitha njohuritë që kanë fituar në teori, t’i bëjnë realitet edhe në praktikë. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: akademiapolicepoliciavideo
Pas

Berisha për Ramën: Surreli është gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska

Para

Kukësi tre miqësore në Antalia

Para
Kukësi i vetëm në krye, goleadë në Shkodër por fiton Luftëtari (VIDEO)

Kukësi tre miqësore në Antalia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.