04:59 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Doni t’i thoni lamtumirë të ftohtit? Konsumoni këto ushqime

13:51 | 01/12/2016
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doni t’i thoni lamtumirë të ftohtit? Konsumoni këto ushqime

Ditët e ftohta ndonjëherë bëhen të papërballueshme sidomos gjatë darkave, ku temperaturat ulen edhe më shumë në mënyrë të ndjeshme. Çështja është sesi të arrijmë t’i bëjmë ballë. Nuk e keni ditur por ushqimet janë një ndër zgjidhjet. Miqtë më të mirë kundër të ftohtit janë, vitmaniat A,B,C dhe E . Frutat, bishtajoret, kosi dhe agrumet.

Ja çfarë të konsumoni më konkretisht:

Patatja.Është e pasur me karrotenoidë, që përmbajën vitaminën A, të mirat e së cilës janë zhvillimi i sistemit imunitar, me vetit e tij antioksiduese. Gjithashtu kanë shumë kripëra minerale, të nevojshëm për të luftuar stresin fizik që i nënshtrohet organizmi.

Hudhra dhe qepa. Nëse doni të rini ngrohtë, hiqni dorë nga fryma e freskët, që fatkeqësisht nuk ta jep as hudhra as qepa. Por nëse doni të gëzoni të vetitë e tyre antibiotike, që i përmban alicina, një substancë në gjendje të luftojë infeksionet bakteriale, duke vënë në veprim sistemin imunitar, bëni mirë ti përdorni qepën dhe hudhrën.

Xhinxhërfili. Aleat i fuqishëm si pastrues dhe detoksifikues natyral, xhinxhërfili rrit qarkullimin e gjakut duke favorizuar ngrohjen e organizmit dhe të jep një ngrohtësi të përgjithshme.

Kosi. Falë fermentuesve laktik që përmban, kosi të ndihmon të luftosh në mënyrë natyrale bakteret e pranishme në zorrët tretëse dhe të mban zgjuar dhe aktiv sistemin imunitar. Propozohet si një mbrojtës kundër agjentëve patogjenë me të cilët jemi në kontakt përditë, duke luftuar kështu mundësinë e ndonjë virusi gripi për shkak të të ftohtit.

Bishtajoret. Ndoshta pak vetë e dinë se një nga simptomat e mugnesës së hekurit është dhe ndjesia e të ftohtit. Për këtë hani thjerrëza, fasule apo një supë të mirë me to, pasi është ideale për tu ngrohur falë sasisë së madhe të fibrave që përmbajnë.

Proteinat. Mishi, peshku dhe veza favorizojnë procesin e termogjenezës, prodhimit ët ngrohtësise duke nisur nga vetë organizmi, dhe stimulon metabolizmin. Përmbajnë dhe shumë hekur, që siç e thamë, është thelbësore për të mbajtur temperaturën e trupit.

Speci djegës i pasur me vitaminë C, dhe të mbron nga infeksionet, të gjitha sëmundjet që nga i ftohti dhe shqetësimet kardiovaskulare. Speci i kuq djegës është një kurë falë vetive të saj antiinflamatore dhe antihistamine.

Agrumet. Portokallet, mandarinat, qitrot, limonët janë të pasura me vitamina, në veçanti me vitaminë C, që përveçse është një antioksidant, forcon sistemin imunitar. Të mirat e lëngut të limonit dhe ujit të ngrohtë në mëngjes rekomandohen nga vipat dhe nutricionistët. Më mirë ti përdorni edhe gjatë gjysmës së ditës.

Frutat e thata. Një grusht me bajame dhe arra është një kurë kundër dimrit. Bajamet përmbajnë vitaminë E, thelbësore për mbrojtjen imunitare dhe një antioksidant i fuqishëm që lufton efektin e radikaleve të lira. Arrat, përveçsë kanë acidet yndyrore kryesore, janë të pasura me zink, i çmuar për të parandaluar infeksionet dhe e rëndësishme për qelizat e sistemit imunitar.

Perimet e stinës. Spinaqi, brokoli, kungulli, karrota përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina. Spinaqi në veçanti është një burim i mirë hekuri, acidi folik, vitamine C dhe karrotenoidë. Ideale do të ishte një supë që përmban perime, bishtaja dhe qepë.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: jete dhe stilushqime
Pas

Ahmetaj për buxhetin: Opozita ka tmerr, taksa progressive ishte flamuri ynë i betejës

Para

Si të shpëtoni jetën nga ataku kardiak për 10 sekonda (Video)

Para
Si të shpëtoni jetën nga ataku kardiak për 10 sekonda (Video)

Si të shpëtoni jetën nga ataku kardiak për 10 sekonda (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.