Një ditë pas dorëheqjes së drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, nga posti i saj po përmenden dhe emrat që mund të zëvendësojnë, ish-ministren për marrëdhëniet me biznesin.
Sipas burimeve të Faxweb një prej kandidaturave kryesore për të zërë vendin e Qatos është dhe ish-drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero.
Përveç drejtimit të Tatimeve, Vjero ka qenë më herët edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Megjithatë vendimi pritet që të zyrtarizohet nga qeveria në ditët në vijim.
Kujtojmë që dorëheqja e Sonila Qatos erdhi pas akuzave të disa ditëve më parë nga kompania ‘Gjoka Konstruksion’, se ish drejtoresha e ARRSh-së ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Në media vazhdimisht u përfol dhe për marrëdhënien e tensionuar mes saj dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen Sonila Qato (Deklarata e plotë)
(E.K/Faxweb.al)