01:14 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

‘Dorëzoni armët, ose do groposeni me to’, Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

16:16 | 25/12/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Dorëzoni armët, ose do groposeni me to’, Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se grupi i militantëve kurdë në Siri, ose do të dorëzojë armët ose ‘do të groposet’ bashkë me to.

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit nga pushteti Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi të shpërbëhet, duke shtuar se ai nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë ose do t’u japin lamtumirën armëve, ose do të groposen në tokat siriane së bashku me to”, tha zoti Erdogan para ligjvënësve të partisë së tij në pushtet AK.

“Ne do ta zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të krijojë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë“, shtoi ai.

Turqia e sheh grupin e militantëve kurdë të YPG-së, që përbëjnë trupat kryesore të Forcës Demokratike Siriane (SDF), aleate të Shteteve të Bashkuara, si një zgjatim të partisë së shpallur të jashtëligjshme, ajo e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo e fundit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984.

PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Uashingtonit aleatit të saj në NATO, si dhe të tjera vendeve, që të mos vazhdojnë ta mbështesin YPG-në.

Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura kishin vrarë 21 militantë të YPG-PKK-së në pjesën veriore të Sirisë dhe në Irak.

Pas

Publikohen pamjet brenda avionit pak para rrëzimit në Kazakistan, pasagjerët e tmerruar duke u lutur! Momenti kur disa gjenden gjallë pas përplasjes

Para

Rikthim mes patriotëve dhe artdashësve shqiptarë, këngëtarja Parashqevi Simaku viziton shoqatën Vatra

Para
Rikthim mes patriotëve dhe artdashësve shqiptarë, këngëtarja Parashqevi Simaku viziton shoqatën Vatra

Rikthim mes patriotëve dhe artdashësve shqiptarë, këngëtarja Parashqevi Simaku viziton shoqatën Vatra

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.