Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar drejtoreshën e një shkolle në Berat, se ka marrë pjesë në një takim elektoral, përkrah deputetes Ermonela Felaj.
Berisha ka publikuar foto të këtij takimi të drejtoreshës së shkollës së mesme në Kuçovë, Myrteza Kepi. Fotoja siç duket, është dërguar nga një qytetar në inboxin e Berishës.
“Administrata e partise-shtet ne Narko Republiken e Norieges! Drejtoresha e shkolles se mesme Kuçove ne fushate me ndrikull Felajn”, shkruan Berisha krahas fotove.
Në fakt, ky nuk është rasti i parë që ish-kryeministri akuzon punonjës të administratës shtetërore të cilët marrin pjesë në takime elektorale, brenda orarit zyrtar të punës. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1983″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]