Dy shqiptarë, kanë rënë nën prangat e policisë italiane, pasi akuzohen si autorë të një sërë vjedhjesh në apartamente në Legino dhe Vado Ligure.
Dy shqiptarët, Eduart Biba (33 vjeç) dhe Adriatik Manjani (27 vjeç) dyshohet se identifikonin shtëpitë për t’i plaçkitur dhe nëse pronarët ishin në banesë ata i drogonin me një sprai narkotizues.
Sipas hetimeve të policisë, Biba dhe Manjani e parkonin motorin me të cilin lëviznin në një distancë të largët nga shtëpitë që donin të vidhnin, kjo për të mos u dalluar nga karabinierët.
Mësohet se operacion i mundimshëm zgjati për disa muaj me radhë, arriti të përfundonte me sukse, pavarësisht tentativës së shqiptarëve për t’u arratisur. Gjatë operacionit, ata madje kanë qëlluar në drejtim të policisë.
Sipas grupit hetimor të koordinuar Biba kishte precedent penalë për tentativë vrasje, ndërkohë që dyshohet se pas dy shqiptarëve fshihet një rrjet i tërë kriminal. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1481″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]