Reperi i mirënjohur shqiptar Arian Agushi i njohur si ‘Gold AG’ ka reaguar lidhur me çështjen më të nxehtë të katyre ditëve në Shqipëri siç është ajo e tarifës në Rrugën e Kombit ku pas protestës tek tuneli i Kalimashit 23 kuksianë u arrestuan, ndërsa 11 prej tyer vazhdojnë të jenë në burg pas dhënies së masës së sigurisë.
Reperi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ban thirrje për lirimin e kuksianëve që mbahen në burg duke kujtuar edhe vitet e luftës së Kosovës kur banorët e këti qarku strehuan mijëra shqiptarë të Kosovës dhe ndihmuan dhe luftën.
“Duam lirimin e kuksianëve, atyre që na dhan bukë neve në kohën e luftës dhe I dhan plumba armiqve në kufij. E taksën lëre por zbute pak se s’kanë krejt lekë se pot ë kishin nuk do ta kursenin përderisa s’e kursyen jetën për të mbrojtur Kosovën e nderuar”, shkruna Gold Ag.
(B.H/Faxweb)