23:49 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë…”,  SHBA kushtëzon Serbinë për vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë

22:00 | 28/06/2018
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë…”,  SHBA kushtëzon Serbinë për vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë

Zbardhja e vrasjes së tre shqiptarëve me shtetësi amerikane në vitin 1999 në Serbi mund të determinojë marrëdhëniet diplomatike në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Kështu thuhet në tekstin e  rezolutës që Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi.

Këta tre vëllezër ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas lirimit ishin ekzekutuar atje.

Kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në vitin 2001 në një varr të pashënuar ndanë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Selo, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbantekufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Deri më këtë ditë nuk ka të arrestuar si të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në rezolutën e nxjerrë kërkohet nga Serbia, masa konkrete për zgjidhjen e këtij rasti, ose mund të dëmtohen marrëdhëniet diplomatike.

Progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesae tij , duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm duke determinuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.

Këtë rezolutë e bëri publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se është e impresionuar nga vendosmëria për zgjidhjen e këtij rasti.

“Përulem para vendosshmërisë së prindërve, familjarëve dhe komunitetit Shqiptaro-Amerikan që me këmbëngulje punuan dhe nuk hoqën dorë asnjëherë nga kërkesa për drejtësi”, shkroi ajo në Facebook./Express

Rezolutën e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni Këtu

 

Etiketa: shbavellezerit Bytyçi
Pas

“Mos e bëni kurrë këtë gjë në një park lojërash”, mamaja 35-vjeçare paralajmëron të gjithë prindërit

Para

Belgjika lë poshtë “Tre Luanët” me supergolin e Januzajt. Tunizia përmbys Panamanë (VIDEO)

Para
Belgjika lë poshtë “Tre Luanët” me supergolin e Januzajt. Tunizia përmbys Panamanë (VIDEO)

Belgjika lë poshtë “Tre Luanët” me supergolin e Januzajt. Tunizia përmbys Panamanë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.