Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, fjalën e mori edhe inxhinieri Arben Meçe, i cili u ndal te dëmet e shkaktuara dhe te përgjegjësitë e qeverisë.
“Zoti kryeministër përgatituni për një dëm mbi 500 mln euro. Edhe 10 mln, edhe 20 mln, 100 mln është hiç përpara dëmit që do të përballojë Shqipëria. Çka do të thotë mobilizimi i kësaj sasie kërkon organizim dhe vëmendja jonë kryesore është të organizohemi që në mënyrë kapilare të zbresin deri tek qytetari. Jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo do të thotë mobilizim, nuk ka vullnetarë tani.”
Profesor Meçe kërkoi që njerzit të dalin në terren dhe të hasen me problematikat e banorëve.
“Jam këtu si një ushtar i vendit tim dhe që më ka thirrur qeveria e shtetit tim. Kemi një orë e gjysëm këtu dhe më duket sikur po humbim kohë. Nuk kam ardhur këtu të tregoj se jam i ndershëm ose jo, më ka thirrur një gjeneral, zoti gjeneral, cila është puna që do të bëj.Jam prej ditësh më terren dhe puna ime kjo është.
Nuk dua ta diskutoj transparencën e inevetimeve qytetari të ndjejë çdo lëvizje që ne bëjmë këtu. Durrësi është një katastrofë. Durrësi është në nje situatë serioze, duhet të jemi prezent në mënyrë urgjente, jemi në kushtet e situatës së jashtëzakonshme. Njerëzit përmes interpretimeve nuk kanë besim tek shteti, dhe për këtë jam sot këtu, të rikthehet besueshmëria tek shteti. Me jep detyrën se për atë kamë ardhur. Ky vend ka probleme sot ju thash ka probleme. Sot duhet tu kthejme besimin në shtet.”- u shpreh Meçe.