Ish-kryeministri tashmë I Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur krijimin e qeverisë së re dhe betimin e saj në Kuvendin e Kosovës ndërsa tregon se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë arsye, ai nuk do të jetë present për të bërë dorëzimin e mandatit, gjë të cilën sipas tij do ta bëjë ZëvendësKryeministrit të parë, Behgjet Pacolli detyrë të cilën ia ka autorizuar.
“Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.
Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.
Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.
Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.
Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë”, shkruan Haradinaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)