Majlinda Bregu duke filluar nga nesër e konsideron veten të papunë. Kjo sepse ajo nuk do të jetë më deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që sot është mbyllur edhe shkolla verore e Integrimit.
“Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, do mundohem të përmirësohem sepse të përmirësohesh thotë Churchill do të thotë të ndryshosh, pro që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimisht”, është shprehur Bregu.
Kujtojmë se ish-deputetja u la jashtë listave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, me vendim të kryetarit Lulzim Basha.
Nesër pritet të zhvillohet edhe seanca e parë parlamentare e Kuvendit të ri, të cilit Bregu do t’i mungojë. (D.D/Shuplaka)