Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një takim elektoral në njësinë nr.7 në Tiranë, sot ka komentuar faktin se kohët e fundit, kryeministri Edi Rama ka filluar të ngrejë dy gishtat lart, simbol ky i Partisë Demorkatike.
“Dy janë socialistët që kanë ngritur dy gishtat lart. I pari është Muhabet Kapllani kur erdhi James Baker. E mbani mend apo jo? Tjetri është Edi Rama. Edi Rama ka ngritur dy gishtat lart, tre javë para fundit të Republikës së vjetër, i ka ngrit dy gishtat Edi Rama si Kapllani.
Opozita vjen e bashkuar nën logon e PD, numri 6, por do të jetë fitorja e çdo shqiptari të ndershëm. Ne do e braktisim fasadën estradën e shëmtuar që është luajtur në kurrizin tuaj. “, tha Basha. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post