Thuajse 2 orë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar duke thënë se kërkon nga bashkia bërjen publike dhe transparente të projektit për ujin e pijshëm.
”Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.
Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.”, thotë Vasili.
Ai shton se qeveria shqiptare duhet të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve.
”Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë.”, thekson Vasili.
Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Eriona Bixha tha sot se nëse Veliaj nuk reflekton kërkesat e tyre për ndërprerje të lidhjeve të paligjshme, përjashtimi i familjeve me ndihmë ekonomike nga rritja e çmimit apo heqjen dorë nga koncesioni i shkollave, nuk do të votojnë. (V.G/Shuplaka)