PS po shkon drej mandatit të sigurt qeverisës me 74 mandate. Ndërkohë që ka pasur disa nga qarqet më ku Partia e Ramës ka mundur të sigurojë dhe mbështetjen më të madhe.
Kështu dy nga qarqet me fitoren më thellë për PS-në ka qenë Vlora dhe Fieri. Në Vlorë PS ka marrë në total 8 mandate nga 12 që ku qark ka në total. PD 3 mandate dhe LSI një mandat.
Nga ana tjetër një fitore e thellë ka rezultuar edhe në Qarkun e Fierit për PS-në e cila ka marrë në këtë qark 10 mandate përkundrejt2 mandateve të LSI-së dhe 4 mandateve të PD-së.
Një nga emrat më të rëndësishëm në PD që mbetete jashtë Parlamentit është Arben Ristani i cili ishte i katërti në listën e Vlorës.
Nga 2013-ta PS-ja në Fier është rritur me një mandat kurse në Vlorë me dy mandate.
Vendosja e Edi Ramës në vendin e gjashtë në listën e Vlorës dhe e Gramoz Ruçit në vendin e nëntë në Fier duket se ka mobilizuar edhe më shumë socialistët e këtyre qarqeve për të përkrahur partinë e tyre. Po nuk duhet harruar po ashtu se historikisht Fieri sidomos ka qenë një bastion i së majtës.
(E.K/SHUPLAKA)