Ekipi i Barcelonës ka plane të mëdha për merkaton e ardhshme, ndërsa dy emra janë ata që më së shumti përfliten. Ata janë Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann. Të dy, edhe pse operacione të vështira, konsiderohen si mëse të mundshme nga klubi katalanas.
Plani është që në merkaton e dimrit të sjellin brazilianin Coutinho nga Liverpuli, ndërsa francezi i Atletikos të blihet në verë.
Coutinho është i mërzitur me Liverpulin për faktin që nuk e la të lirë të shkonte te Barcelona në merkaton e kaluar.
Ndërsa Griezmann, sipas mediave spanjolle, ka vendosur që të largohet nga Atletiko verën e ardhshme. Çmimi i francezit është 100 milionë euro dhe Barcelonën nuk e pengon pjesa ekonomike, por rivaliteti i Manchester United dhe PSG.