Gjërat nuk kanë funksionuar në këtë lidhje dhe reperja e famshme Cardi B dhe reperi Offset i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Lajmi është dhënë vetë në instagram nga artistja 26 vjecare e cila ka thënë vetë mbrëmjen e djeshme që ajo dhe reperi i kanë dhënë fund cdo gjëje.
“Gjërat nuk kanë funksionuar mes nesh për një kohë të gjatë dhe s’është faji i asnjërit, thjesht mendoj që na u harxhua dashuria”, ka thënë Cardi. “Por ne nuk jemi më bashkë”.
Offset dhe Cardi janë parë duke u puthur pak ditë më parë se të jepej ky njoftim derisa kanë performuar bashkë në Jingle Ball të këtij viti në Los Angeles.
Dyshja në fshehtësi ishin martuar në shtator të vitit 2017, mirëpo nuk e kishin bërë publik lajmin deri në Qershor të 2018-ës.
Në Korrik, ata janë bërë edhe me një vajzë të quajtur Kulture.