Jo pak ka tronditur ngjarja e rëndë në Spitalin ”Continental” në vendin tonë. Një 15-vjeçare ka vdekur në sallën e operacionit, ndërkohë që mjeku anestezist ka tentuar të vrasë veten duke tentuar të injektojë në këmbë lëndë anestezie.
15-vjeçarja B.P mësohet se ka pasur një dëmtim në këmbën e saj. Mësohet se 53-vjeçari mjek T. Zh., 53 vjeç ndodhet tashmë në gjendje të rëndë për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
15-vjeçarja B.P ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të ditës së djeshme.
Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie).
Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekesor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P. (E.K/SHUPLAKA)