23:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E fajësuan për vdekjen e së bijës, e ëma e 12-vjeçares së vetëvrarë: E kam takuar vetëm 5 minuta, gjyshi i tha “kur të vdes unë do ta takosh sërish”

13:21 | 07/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E fajësuan për vdekjen e së bijës, e ëma e 12-vjeçares së vetëvrarë: E kam takuar vetëm 5 minuta, gjyshi i tha “kur të vdes unë do ta takosh sërish”

Nëna e 12 vjeçares së vetëvrarë në Pogradec, ka treguar detajet mbi takimin e saj të fundit me vajzën. 12-vjeçarja u gjet e pajetë në një kasolle pranë banesës, nga gjyshja e saj. Nëna e saj rrëfehet në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’, se në takimin e fundit me të bijën ka kaluar vetëm 5 minuta.

Ajo shprehet se i ka thënë vajzës për t’i blerë një telefon, por thotë se 12-vjeçarja ka qenë e frikësuar se mos rrihej nga i ati. Takimi i saj me të bijën ka ardhur pas 6 vitesh qëndrimi në Greqi dhe për shkak të problemeve me dokumentacionin, nuk ka pasur mundësi të vinte më shpesh.

Për takimin e saj të fundit, tregon se në prani ka qenë dhe gjyshi i vajzës i cili është shprehur se “sa të ishte ai gjallë nuk do mund të takohej më me të ëmën’.

Sipas nënës së 12-vjeçares, familja e ish-bashkëshortit nuk kanë dashur që ajo të kishte një takim me të bijën, megjithëse tregon se i kishte premtuar që do të kthehej në shtator për t’u takuar sërish.

12-vjeçarja e cila në mënyrë tragjike u nda nga jeta, ka qenë vetëm 6 vjeçe kur prindërit e saj janë divorcuar dhe nëna ngre akuza se familja e ish-bashkëshortit kanë paguar para për të marrë kujdestarinë e vajzës.

Nga dëshpërimi për ngjarjen e rëndë nëna e saj, ka përfunduar në spital në Greqi

Nëna: Mbas 6 vitesh e kam takuar jo pas 7! E kam takuar vetëm 5 minuta, vajza nuk më ka folur asnjë llaf. I kam thënë të të blej mami një telefon të flasim dhe më ka thënë; “Jo se më rreh babi” ishte shumë e trembur shumë e frikësuar dhe nuk më ka folur asnjë lloj fjale!

Po në takimin që zhvilluat ju vetëm ju të dyja ishit apo kishte edhe të tjerë persona?

Nëna: Ishte gjyshi me hallën e vajzës, isha unë me motrën dhe burrin e motrës dhe nipi e mbesa!

Ishit të gjithë bashkë në bisedën që bëre me vajzën?

Nëna: Po! Në moment që ka marr gjyshi gocën time i ka thënë gocës ec se do ikim dhe njëherë kur të vdes unë do e takosh nënën.

E tha në prezencën tuaj këtë?

Nëna: Po, po, e kam deklaruar edhe në polici të Pogradecit këtë!

Sa ishte ora kur e takuat vajzën dhe në çfarë vendi e takuat sa larg banesës ku u zhvillua takimi?

Nëna: Afër shtëpisë së ish burrit!

E mbani mend datën që e keni takuar?

Nëna: E kam me fotografi kur u takuam, që kam bërë një fotografi se nuk ma kanë lënë gocën aty me zor ma kanë marrë.

Nëse më lejoni mund tju pyes, pse u takuat me vajzën pas 6 vitesh dhe pse nuk kishit tentuar ta takonit më pare?

Nëna: Sepse isha në Greqi dhe isha pa letra, nuk kaloja dot!

Kishit pasur ndonjëherë komunikim para se të takoheshit fizikisht?

Nëna: Me vajzën asnjëherë, me të atin e vajzës i kisha shkruajtur në messenger, i thashë vetëm ma nxirr t’i flas më ka thënë jo se kam hall se ma mërzit dhe më prish familjen që kam!

Si t’u duk vajza në aq pak moment sa e takuat? Çfarë kuptove ti nga aq pak sa u takuat?

Nëna: Unë pak a shumë e di jetesën se si ishte atje edhe vuajtjet e mia dhe e di edhe prezencën e vajzës se si do ishte domethënë shumë e frikësuar, shumë e ndrojtur, sepse nuk më ka folur asnjë fjalë përveçse kur e kam pyetur për telefonin që ti blej mami një telefon të kemi kontakte deri sa të vij të marr! Jo se më rreh babi, vetëm kaq ka nxjerr nga goja!

Vetëm këto kanë qenë fjalët që keni folur me njëra tjetrën?

Nëna: Po, po vetëm kaq! Do ishte kënaqësi të kishte folur akoma më shumë por ja që nuk u bë.

Ta bëri ndonjëherë pyetjen pse me ke takuar me kaq vonesë?

Nëna: Fare asnjë fjalë më tepër, vetëm këto!

Po ju Miranda i premtuat se do të vinit ta takonit sërish?

Nëna: Po!

Për sa kohë i thatë që do ta takonit?

Nëna: I kam thënë mami do vij prapë në shtator dhe do vij të takoj, nuk më ka kthyer asnjë përgjigje!

Ndërkohë pas largimit tuaj patët ndonjë reagim nga familja nga ish bashkëshorti?

Nëna: Jo vetëm këtë që bëri i ati i ish bashkëshortit që tha që edhe njëherë kur të vdes unë do ta takosh! Mori vajzën dhe iku!

Miranda po ju sa vite keni që jeni divorcuar?

Nëna: Ne kemi që në 2016!

Cila ishte arsyeja nëse mund ta dimë?

Nëna: Nuk flas dot më gjatë se jam në makinë duke ikur për Greqi!

Në kohën që ju jeni divorcuar sa vjeçe ishte vajza juaj?

Nëna: 6 vjeçe!

Pse nuk e morët ju vajzën?

Nëna: Sepse gjykata ja la babait!

Kishte ndonjë arsye?

Nëna: Nuk kishte asnjë arsye, unë mendoj se kanë marr lekë ata njerëz!

Pas

Moti i keq/ Pamje dramatike në Greqi, shembet ndërtesa dy katëshe

Para

Përpiqet ta mbajë imazhin e Dorit larg syrit të publikut, Olta Gixhari filmohet me partnerin në aeroport

Para
Përpiqet ta mbajë imazhin e Dorit larg syrit të publikut, Olta Gixhari filmohet me partnerin në aeroport

Përpiqet ta mbajë imazhin e Dorit larg syrit të publikut, Olta Gixhari filmohet me partnerin në aeroport

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.