Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Është sulmuar me granata shtëpia e një ish-polici. Autorët kanë pasur si objektiv banesën e Shyqyri Çelës. Ish-polici ka qenë i vetëm në banesë në kohën kur është kryer sulmi.
Nga shpërthimi janë thyer xhamat e banesës, dhe fatmirësisht vetë Çela nuk rezulton të jetë lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Paraprakisht thuhet se ish-polici Çela kishte dalë në pension, dhe nuk raportohet ndonjë konflikt i hershëm që mund të ketë pasur.
(E.K/FAXWEB.AL)
Vijon…