Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.
Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nē Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Pas mjekimit të marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “Vrasje” 8-vite më parë.
Faktin që nuk e lejojnë të marrë pjesë në varrim e tregoi nëna e Brunilda Kovaçit për “FaxNews”.
“Kur kam biseduar nuk më ka thënë gjë. Do vij në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, me ty me vëllezërit dhe motrat. Ka një djalë këtu tek unë dhe ka një djalë atje. Më morën në tel dhe më thanë që vajzën ta kanë vrarë, ta kanë hedhur në një var. Unë dua që shteti të më lirojë dy djemtë që kam në burg, që të varrosin motrën e tyre”, u shpreh nëna e 37-vjeçares, Fatime Kovaçi.